A do të ketë takim këtë javë mes kryeministrit Zaev dhe kryetarit të BDI-së Ahmeti për ndryshimet në Qeveri?

Maqedonia

A do të ketë takim këtë javë mes kryeministrit Zaev dhe kryetarit të BDI-së Ahmeti për ndryshimet në Qeveri?

Më: 3 qershor 2019 Në ora: 16:37
Zoran Zaev dhe Ali Ahmeti

Agjenda intensive e kryeministrit Zoran Zaev dhe festa e nesërme e zgjasin takimin me partnerin kryesor të koalicionit Ali Ahmeti. Ata duhet të dakordohen për detajet e fundit për ndryshimet kadrovike në kabinetin e tij qeveritar. Zaev sot ishte nikoqir i Sekretarit të Përgjithshëm të NATO-s, ndërsa nesër dhe pasnesër është Bruksel. Ahmeti në ndërkohë është i zënë edhe me përgatitjet për ditëlindjen e partisë të mërkurën.

Sipas kësaj, pritet që Zaev dhe Ahmeti bisedimet për emrat e reja në qeveri t’i përfundojnë në fund të kësaj jave.

Ndryshime pritet të ketë te katër apo gjashtë ministri, ndërsa kryeministri Zaev në forumin për dyvjetorin e formimit të Qeverisë tha se ministret nuk do të preken.

Përflitet se ndryshime do të ketë në Ministrinë e Mjedisit Jetësor, kur pritet të jetë kuadri i LSDM-së, Ministrisë së Transportit dhe Lidhjeve, por edhe në resoret ekonomike të kabinetit qeveritar për shkak të planeve të Qeverisë që përqendrimi të jetë te problemet e ekonomisë, infrastrukturës dhe standardit jetësor.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat