Digjet një autobus që ka bartur nxënës në ekskursion në Shtip

Maqedonia

Digjet një autobus që ka bartur nxënës në ekskursion në Shtip

Më: 3 qershor 2019 Në ora: 16:58
Aksident

Një autobus që ka bartur nxënës në ekskursion është djegur në rrugën rajonale Shtip-Negotinë. Persona të lënduar nuk ka.

Policia njoftoi se ngjarja është paraqitur në orën 10:10 nga Njësiti territorial kundër zjarri – Shtip.

Në autobus ka pasur rreth 40 nxënës të klasës së tretë që kanë shkuar për mësim në natyrë në fshatin Piperovë. Mësimdhënësit dhe vozitësi kanë vërejtur se autobusi tymoset, me çka menjëherë kanë dalë nga autobusi dhe është janë thirrur zjarrfikësit.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat