Delegacioni qeveritar për takime pune në Bruksel, pret datë për nisjen e bisedimeve me Bashkimin Evropian

Maqedonia

Delegacioni qeveritar për takime pune në Bruksel, pret datë për nisjen e bisedimeve me Bashkimin Evropian

Më: 4 qershor 2019 Në ora: 11:34
Maqedonia e Veriut

Siç raportojnë nga AIM, kryeministri Zoran Zaev sot pasdite arrin në vizitë dy ditore në Bruksel ku do të takohet me kryetarin e Komisionit Evropian, Jean-Claude Juncker, komisarin Johannes Hahn dhe me nënkryetaren e KE-së, Federica Mogherni.

Zaev me Juncker do të bisedojë për Raportin e fundit të Komisionit Evropian për përparimin e vendit, ku rekomandohet hapja e shpejtë dhe pa kushte e bisedimeve për anëtarësim në Bashkimin Evropian. Ata gjithashtu do të bisedojnë për takimin e ardhshëm të ministrave të jashtëm të BE-së, të cilët duhet të marrin vendim përfundimtar për fillimin e bisedimeve.

Delegacioni i Maqedonisë së Veriut nga Komisioni Evropian do të kërkojnë përkrahje dhe ndihmë për marrjen e datës për bisedime në qershor apo korrik. Qeveria është e mendimit se vendi duhet ta fillojë procesin në afat sa më të shkurtër, bashkërisht me Shqipërinë, por kjo nëse nuk është e mundshme, atëherë pala nga Maqedonia e Veriut është i mendimit se vendi nuk duhet të jetë peng i një qasjes grupore nga ana e BE-së.

Kryeministri më pastaj me komisarin për zgjerim Johannes Hahn dhe me shefen e diplomacisë evropiane, Federica Mogherini.

Delegacioni qeveritar sonte do të marrë pjesë në pritjen e organizuar nga misioni i Maqedonisë së Veriut në BE me emigrantë nga Maqedonia e Veriut të punësuar tek institucionet evropiane dhe belge.

Nesër kryeministri Zoran Zaev do të marrë pjesë në konferencën e organizuar nga BERZh, përkushtuar reformave dhe integrimit evropian, së bashku me zëvendëskryeministrin Koço Angjushev.

Në delegacionin qeveritar marrin pjesë edhe zëvendëskryeministri për Çështje Evropiane, Bujar Osmani si dhe ministrja e Mbrojtjes, ministri i Punëve të Jashtme, Nikolla Dimitrov dhe ministri i Financave, Dragan Tevdovski.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat