Nikolloski: Marrëveshja e Prespës nuk është e pranueshme te populli

Maqedonia

Nikolloski: Marrëveshja e Prespës nuk është e pranueshme te populli

Më: 4 qershor 2019 Në ora: 13:15
Aleksandar Nikolloski

Nënkryetari i OBRM-PDUKM-së, Aleksandar Nikolloski thotë se Marrëveshja e Prespës nuk do të pranohet në popull.

Nikolloski potencon se procesi i ndryshimit të emrit nuk u pranua as nga popullata e Maqedonisë dhe as nga Greqi.

“Unë vitin e kaluar, disa ditë para votimit të ndryshimeve kushtetuese, në muajin tetor, bisedova me kryetarin e PPE-së, Joseph Daul, ja prezantova një plan se si mendojmë se mund të zgjidhen çëshjet. Për këto kritika tregojnë një çështje tjetër dhe kjo është se procesi as në Maqedoni dhe as në Greqi nuk ka qenë përfshirës, përkatësisht qeveritë e kanë udhëhequr vet”, thotë Nikolloski.

Sipas tij këto dy qeveri nuk e kanë as përkrahjen e popullatës dhe se kjo në Greqi u dëshmua në zgjedhje, ndërsa në Maqedoni do të dëshmohet në zgjedhjet e ardhshme kuvendare.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat