Pendarovski: Nga pres që të caktojnë datën për bisedime

Maqedonia

Pendarovski: Nga pres që të caktojnë datën për bisedime

Më: 4 qershor 2019 Në ora: 13:50
Stevo Pendarovski

“Si kryetari i Maqedonisë së Veriut, nga Bashkimi Evropian pres lidership dhe vendosmëri, pres të caktojnë datën dhe të fillojmë bisedimet për anëtarësim. Ky është kombinim fitues për gjithë palët”, theksoi Pendarovski në fjalimin e tij në konferencën rajonale “Zgjerimi i Bashkimit Evropian në udhëkryq” në që mbahet në Shkup.

“Nëse Maqedonisë së Veriut dhe Shqipërisë nuk ju jepet datë për bisedime për anëtarësim, ndërsa Bosnjës dhe Hercegovinës mendime pozitiv për kërkesën e dërguar për anëtarësim, në vend të përparimit në rajon do të ketë dëshpërim. Sa i përket çështjeve më të vështira ne e bëmë pjesën tonë, tani mbetet që Këshilli Evropian të bëjë pjesën e vet. T’ua japin qytetarëe datën e merituar për nisjen e bisedimeve. Secili anulim i bisedimeve do ta prishë kredibilitetin e BE-së, do t’i de-motivojë qytetarëve dhe do të negativisht në stabilitetin e gjithë rajonit”, tha kryetari Pendarovski.

Ai shtoi se javën e kaluar Maqedonia e Veriut ka marrë Raportin më të mirë për përparimin dhe integrimet.

“Fituan rekomandim të pastër dhe pa kushte për nisjen e bisedimeve për anëtarësim në BE. Që të arrijmë deri këtu nuk ishte aspak e lehtë. Për shumë pak kohë arritëm të zgjidhim çështje dekdadëshe. Maqedonia e Veriut është i vetmi shtet në rajon që nuk ka çështje të hapura me fqinjët, por vetëm perspektiva të hapura”, tha Pendarovski.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat