Misajlovski: Prioritet i OBRM-PDUKM-së është integrimi i Maqedonisë në strukturat euroatlantike

Maqedonia

Misajlovski: Prioritet i OBRM-PDUKM-së është integrimi i Maqedonisë në strukturat euroatlantike

Më: 4 qershor 2019 Në ora: 14:10
Zv. kryetari i OBRM-PUKM-së Vllado Misajlovski dhe deputetët Nikolla Micevski dhe Bllagica Lasovska u takuan dje me ambasadorët e Këshillit të Atlantikut të Veriut

Zv. kryetari i OBRM-PUKM-së Vllado Misajlovski dhe deputetët Nikolla Micevski dhe Bllagica Lasovska u takuan dje me ambasadorët e Këshillit të Atlantikut të Veriut. Takimi u përqendruar në gjendjen e tanishme politike dhe ekonomike, si dhe qëndrimet euroatlantike të Republikës së Maqedonisë.

Misajlovski theksoi se prioritet i lartë strategjik i OBRM-PUKM është integrimi i vendit në NATO, por, siç tha ai në dy vitet e fundit, shteti është në një gjendje shumë të keqe për shkak të menaxhimit jashtëzakonisht të papërgjegjshëm nga qeveria aktuale e LSDM-së dhe Zaevit.

“Pozicioni i OBRM-PUKM-së është i qartë, prioriteti jonë është rruga drejt integrimit euroatlantik të Republikës së Maqedonisë, por aktualisht kemi një qeveri që më së paku kontribuon në proceset integruese euroatlantike të Republikës së Maqedonisë. Me krim, korrupsion, ekonomi katastrofale, me shkatërrimin e shëndetësisë dhe arsimit, nepotizëm nuk mund të ketë një shoqëri të shëndetshme, as një shtet demokratik që do të bëjë hapa në rrugën e drejtë, ndërsa ato janë BE dhe NATO”, tha Misajlovski.

Nga ana e deputetëve Micevski dhe Lasovska u tha se grupi parlamentar i OBRM-PDUKM-së do të mbështesë të gjitha vendimet ligjore që do të jenë relevante për qytetarët dhe për të ardhmen e Republikës së Maqedonisë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat