Festa e Vardarit, fyerje të rënda për shqiptarët

Maqedonia

Festa e Vardarit, fyerje të rënda për shqiptarët

Më: 4 qershor 2019 Në ora: 14:32
Ilustrim

Prokuroria Publike dhe ministra e Brendshme mbeten në qëndrimin e një ditë më parë, se rasti po hetohet me qëllim sanksionimin e aktit. Ndonëse për dy ditë rresht janë përsëritur thirrjet e njëjta, organet e ndjekjes penale akoma nuk kanë persona të dyshuar për nxitje të urrejtjes.

Para Prokurorisë Publike dhe policisë reaguan organizatat jo qeveritare të cilat dënuan aktin e nxitjes së urrejtjes, duke i kërkuar institucioneve që autorët t’i nxjerrin para organeve të drejtësisë. Reagimeve i janë bashkëngjitur edhe partitë politike të cilat kërkuan zbardhjen e rastit. Fyerjet anti-shqiptare erdhën në kuadër të festës që tifo grupi Komitët po bënin kryesisht në Shkup pas shpalljes së Vardarit kampion Evrope në hendboll.

Në përfundim të festës, mësohet që tifozët të kenë demoluar edhe vetura kryesisht në pronësi të shtetasve kosovarë të cilët gjatë vikendit ndodheshin në Shkup. Autoritetet politike gjatë urimit të fitores së Vardarit, nuk dënuan thirrjet të cilat ishin aq publike. Presidenti, Qeveria dhe Qyteti i Shkupit ndonëse adresuan fjalë inkurajuese për sukseset e klubit, nuk dënuan fyerjet publike nga tifozët. Fitores së Varadarit iu gëzuan edhe mijëra shqiptarë të cilët kryesisht në rrjetet sociale uruan Vardarin për titullin i pari i Evropës në hendboll.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat