Agjencia pagesore: Vërejtjet e KE-së janë të sakta

Maqedonia

Agjencia pagesore: Vërejtjet e KE-së janë të sakta

Më: 4 qershor 2019 Në ora: 17:04
KE

Komisioni Evropian ka vërejtje se shumë dobët po realizihen mjetet e programit IPARD 2, ndërsa nga Agjencia pagesore arsyetohen dhe thonë se rezultatet e vërteta do shihen tek në vijim. Ndonëse deri tani nga programi IPARD 2 janë paguar vetëm 3 milionë euro, pritjet janë se deri në fund të vitit ky numër do arrijë 8.7 milionë euro.

Deri atëherë do paguhen projektet e mëdha që tani janë në fazën e fundit të realizimit. Problemi me kapacitetet e pamjaftueshme dhe kuadort që do punojnë në aplikimet e bujqëve ende nuk është zgjidhur edhe përkundër punësimeve të reja, ndërsa drejtori Nikollço Babovski paralajmëroi 20 punësime të reja që do punojnë vetëm në tërheqjen e parave evropiane për bujqësinë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat