Ish-liderët e vendeve ballkanike kërkojnë vendime të guximshme nga BE-ja

Maqedonia

Ish-liderët e vendeve ballkanike kërkojnë vendime të guximshme nga BE-ja

Më: 4 qershor 2019 Në ora: 20:22
Konferenca rajonale “Zgjerimi i BE-së në udhëkryq”

“Bashkimi Evropian dhe liderët e tij ta mbajnë të hapur perspektivën kredibile për aderim mbi bazën e kritereve të rrepta dhe të barabarta në pajtim me meritat dhe arritjet e secilit shtet”.

Një thirrje të tillë kanë bërë në Deklaratën e përbashkët ish-presidenti i shtetit Branko Cërvenkovski dhe ish-presidentët e Malit të Zi Filip Vujanoviq, të Shqipërisë Alfred Mojsiu dhe Rexhep Mejdani, i Kroacisë Stipe Mesiq, i Sllovenisë Danimo Tirk, i Kosovës Fatmir Sejdiu, ish kryeministrat e Kroaicës, Jadranka Kosor dhe i Serbisë Mirko Cvetkoviq, si dhe ish-kryesuesi i Këshillit të ministrave të BeH-së Zlatko Lagumxhija.

Në Deklaratën që e nënshkruan në kuadër të konferencës rajonale “Zgjerimi i BE-së në udhëkryq” anëtarët e pranishëm nga Klubi i Podgoricës e theksojnë rëndësinë që të përmbahet dinamika pozitive në procesin e zgjerimit, përmes sjelljes së vendimeve strategjike lidhur me të gjitha vendet të cilat tani më janë në procesin e negociimit, pastaj lidhur me vendet e kandidatëve dhe vendeve potenciale kandidate.

Në këtë kontekst, theksohet në Deklaratë, nga rëndësia esenciale është që të sillet vendim për përcaktimin e datës për fillimin e negociatave inkuadruese me Maqedoninë e Veriut dhe Shqipërinë.

“Të theksojmë se shtyrja e mëtutjeshme e sjelljes së këtyre vendimeve në mjedisin gjeopolitik dhe gjeoekonomik do të mund të ketë ndikim negativ ndaj zhvillimit të ngjarjeve edhe në planin e brendshëm në vetë shtetet, por edhe në tërë rajonin”, qëndron në Deklaratë dhe shtohet se të gjithë jemi dëshmitarë të sfidave lidhur me rendit botëror të bazuar në vlera të ndara demokratike dhe shoqërore dhe ndikimin e mundshëm negativ të sfidave të tilla ndaj Ballkanit Perëndimor.

Politikat retrograde të ndarjeve në kundërshtim me bashkëpunimin rajonal, theksohet në Deklaratë, të cilat u japin inkurajim izolacionizmit, politikës së largimit dhe të cilat janë bazë e populizmit, për fat të keq, nuk janë vetëm një e kaluar e largët historike dhe paraqesin kërcënim serioz për Ballkanin Perëndimor.

“Idetë e tilla identike politike si duket sërish merren me relevancë globale në rritje, duke kërcënuar me atë edhe më shumë ta minojnë konceptin e vlerave të ndara dhe multilarizmit, normave demokratike dhe të drejtave dhe lirive individuale”, konkluduan pjesëmarrësit në konferencën e sotme.

Në Deklaratë i bëjnë thirrje BE-së dhe të gjithë aktorëve relevantë ndërkombëtarë të cilët e promovojnë multilarizmin, t’i mbështesin përpjekjet e tyre, t’i sugjerojnë sfidat dhe të ndihmojnë që të mbrohet narativi evropian i zgjerimit dhe integrimi, dhe kjo, jo vetëm përmes normave burokratike të transmetimit të legjislacionit, por edhe me vendime të guximshme politike.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat