Vazhdon gjykimi për rastin “Monstra”

Maqedonia

Vazhdon gjykimi për rastin “Monstra”

Më: 5 qershor 2019 Në ora: 09:10
Rasti “Monstra”

Sot në Gjykatën Penale në Shkup është planifikuar të vazhdojë gjykimi për vrasjen e pesëfishtë në Liqenin e Smillkovës më 12 prill të vitit 2012. Sot do të bëhet dëgjimi i dëshmitarëve. Gjykimi udhëhiqet nga gjykatësi Ognen Stavrev dhe ndodhet në fazën e dëshmive.

Për vrasjen e pesëfishtë, me burg të përjetshëm u dënuan Alil Demiri, Afrim Ismailoviq, Agim Ismailoviq, Ezim Aziri, Haki Aziri dhe Sami Luta.

Gjykata e Lartë në dhjetor të 2017 shfuqizoi aktgjykimet, liroi nga burgu Agim Ismailoviqin, Haki Azirin, Sami Lutën dhe Fejzi Aziri, duke ju shqiptuar masa të përkujdesit.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat