Ushtarët e Maqedonisë së Veriut dhe partnerë të NATO-s në trajnim të përbashkët në “Krivollak”

Maqedonia

Ushtarët e Maqedonisë së Veriut dhe partnerë të NATO-s në trajnim të përbashkët në “Krivollak”

Më: 5 qershor 2019 Në ora: 09:39
Krivollak, Maqedoni

Rreth 2700 ushtarë nga gjashtë shtete duke përfshirë edhe Maqedoninë e Veriut, prej sot deri më 9 korrik, në dy rotacione, në qendrën për trajnime “Krivollak”, do të mbajnë trajnimin “Goditja vendimtare”.

Ky trajnim në terren është trajnimi më i madh që do të mbahet në vend.

Ushtria e Maqedonisë së Veriut dhe ushtria e SHBA-ve do të marrin pjesë me nga 1300 ushtarë, Mali i Zi me 75, Lituania me 10, Bullgaria me 25 dhe Shqipëria me 25 ushtarë.

Trajnimin do ta hap zv.ministri i Mbrojtjes Bekim Maksuti, ndërsa është paralajmëruar edhe prania e zv.ministrit të Lituanisë Vitautas Umbrasas, si dhe përfaqësues të korit diplomatik të vendeve pjesëmarrëse në trajnim.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat