VMRO-DPMNE: Nuk është ndërtuar asnjë metër rrugë e re

Maqedonia

VMRO-DPMNE: Nuk është ndërtuar asnjë metër rrugë e re

Më: 5 qershor 2019 Në ora: 09:51
VMRO-DPMNE

Partia opozitare maqedonase VMRO-DPMNE, përmes një kumtese për media thekson se brenda dy viteve në Maqedoni nuk është ndërtuar asnjë metër rrugë e re.

Sipas tyre, qeveria aktuale nuk ka projekte dhe nuk ka investime në infrastrukturën rrugore.

“Zoran Zaev dhe LSDM kanë mashtruar kur në vitin 2016 premtuan se do të ndërtojnë 600 kilometra rrugë të re dhe 550 kilometra rrugë magjistrale të reja. Qeveria jo vetëm që nuk ka ndërtuar asgjë të re, por edhe ato që është dashur të lëshohen në përdorim të mbetura nga koha e VMRO-DPMNE-së nuk janë bërë”, thonë nga opozita.

Ata shtojnë se qeveria e Zoran Zaevit do të kujtohet si koha që nuk është bërë asgjë dhe koha kur qytetarët më shumë e kanë lëshuar vendin.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat