Cërvenkovski e injoron emrin e ri të shtetit

Maqedonia

Cërvenkovski e injoron emrin e ri të shtetit

Më: 5 qershor 2019 Në ora: 10:01
Branko Cërvenkovski

Ish-presidenti dhe ish-lideri socialdemokrat, Branko Cërvenkovski nuk e përdor emrin e ri të vendit Maqedonia e Veriut, por ai vazhdon të përdorë emërtimin Republika e Maqedonisë.

Ai në një fjalim të tij në konferencën “Zgjerimi i BE-së në udhëkryq” që u zhvillua në Shkup tha se “Republika e Maqedonisë nëse nuk merrë datë në qershor do të krijojë një dëshpërim të madh dhe dëmtim të kredibilitetit të BE-së dhe Qeverisë maqedonase para popullit maqedonas dhe të gjithë qytetarëve”

Ai gjatë tërë fjalimit të tij përdori emërtimet Republika e Maqedonisë, qeveria maqedonase dhe populli maqedonas, duke mos përmendur askund emrin e ri Republika e Maqedonisë së Veriut.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat