Junker – Zaev: Maqedonia e Veriut është e gatshme për hapjen e bisedimeve

Maqedonia

Junker – Zaev: Maqedonia e Veriut është e gatshme për hapjen e bisedimeve

Më: 5 qershor 2019 Në ora: 12:51
Junker – Zaev

“Në takimin me kryetarin Zhan Klod Junker dhe komesarin Johanes Han mësuam se Komisioni Evropian në raportimin për mandatin e kaluar pesëvjeçar e ka vendosur Maqedoninë e Veriut dhe suksesin e saj në 20 arritjet më të mëdha të Bashkimit Evropian në këtë periudhë”, kumtoi kryeministri Zoran Zaev, në Bruksel.

Ai shtoi se shteti është i gatshëm për t’i filluar bisedimet, ndërkaq tani, duhet të ndërmarrin hap shtetet anëtare dhe institucionet e Bashkimit Evropian.

“Njëkohësisht, hapja e bisedimeve për anëtarësimin tonë në BE është garancia e vetme për mbajtjen e stabilitetit të brendshëm, por edhe për mbajtjen e impulsit reformues në shtet, me efekte pozitive për tërë rajonin e Ballkanit Perëndimor”, ka theksuar Zaev.

Junker gjithashtu ka thënë se Maqedonia e Veriut është e gatshme për hapin e ardhshëm, për hapjen e bisedimeve dhe se ai do ta mbrojë vendin.

Eurokomesari Han ka theksuar se vendi i ka plotësuar të gjitha obligimet që janë kërkuar nga ajo dhe se tani është në rend Këshilli Evropian ta realizojë premtimin e vitit të kaluar dhe të konfirmojë datë për hapjen e kapitujve.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat