Cipras i konfirmon zgjedhjet parlamentare në korrik

Maqedonia

Cipras i konfirmon zgjedhjet parlamentare në korrik

Më: 5 qershor 2019 Në ora: 13:13
Aleksis Cipras

Kryeministri grek, Aleksis Cipras ka vërtetuar se zgjedhjet e parakohshme parlamentare do të mbahen më 7 korrik pas humbjes të së majtës “Siriza”, në zgjedhjet lokale dhe Parlamentin Evropian.

Cipras në një intervistë për ERT ka deklaruar se të hënën do të takojë Presidentin grek, Prokopis Pavlopulos për të kërkuar zgjedhje. “Rezultatet nga zgjedhjet evropiane kanë përçuar mesazh të pakënaqësisë të qytetarëve. Ne nuk e kemi kuptuar mërzitjen e popullit grek”, ka thënë 44 vjeçari Cipras i cili erdhi në qeveri në janar të 2015.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat