LSDM: VMRO-DPMNE-ja për infrastrukturën mund të flet vetëm për krim dhe provizione

Maqedonia

LSDM: VMRO-DPMNE-ja për infrastrukturën mund të flet vetëm për krim dhe provizione

Më: 5 qershor 2019 Në ora: 13:35
LSDM

Partia maqedonase në pushtet LSDM, përmes një kumtese për media thekson se autostrada Miladinovci- Shtip sot është lëshuar për përdorim në dy drejtimet.

Nga kjo parti thonë se për shkak paaftësisë dhe interesave kriminale, VMRO-DPMNE-ja la pas rrugë të papërfunduara me një sërë mangësish dhe parregullësish që i kushtoi qytetarëve qindra miliona euro shtesë.

“I vetmi sukses për VMRO-DPMNE-në në fushën e infrastrukturës janë provizionet të mëdha me të cilat i plotësojnë interesat e tyre personale të biznesit. Të gjitha problemet janë zgjidhur edhe në Autostradën Kërçovë – Ohër. Për momentin janë duke u realizuar mbi 80 projekte për ndërtim dhe rindërtim të rrugëve me gjatësi prej më shumë se 700 kilometra”, thonë nga LSDM.

Ata gjithashtu theksojnë se “VMRO-DPMNE-ja mund të shoh dhe të mësoj si punohet me përgjegjësi, se si është ndërtuar sipas planit”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat