Ligji për Prokurorinë, Janeva: Palët janë afër kompromisit

Maqedonia

Ligji për Prokurorinë, Janeva: Palët janë afër kompromisit

Më: 5 qershor 2019 Në ora: 13:50
Katica Janeva

Prokurorja speciale Katica Janeva pret që partitë politike së shpejti t’i tejkalojnë dallimet mbi propozim-Ligjin për Prokurorinë Publike dhe me këtë të zgjidhet edhe fati i Speciales. Sipas Janevës, sinjalet e deritanishme çojnë në drejtim të kompromisit, duke shtuar se procesi duhet përshpejtuar me qëllim që institucioni i saj të mos hasë në pengesa ligjore.

Mendoj që procesi nuk do të vështirësohet. Dallimet janë në nenin 105 rreth bombave dhe akuzave. Ndërkombëtarët dhe pushteti kanë qëndrime të qarta përjashtim opozitës e cila preket drejtpërdrejtë nga ky rast dhe kundërshton ligjin. Nuk mund të negociojë për këtë ligj personi i cili akuzohet nga PSP por ka edhe procedurë para hetimore dhe jep deklarata për PSP-në, personalitetin tim dhe gjithçka tjetër lidhur me PSP-në. Po flas për Antonio Milloshovskin i cili shumë merret me mua – u shpreh Katica Janeva, Kryeprokurore e PSP-së.

Përkundër pritjeve të Janevës, partitë nuk kanë lëvizur nga pozicionet e tyre. Nga Ministria e Drejtësisë thonë se nuk është caktuar takim i ri, ndërsa VMRO-DPMNE-ja pret që ministrja Renata Deskoska t’i pranojë kërkesat e tyre. Takime nuk do të ketë derisa njëra nga palët nuk lëviz nga pozicionet. Ndërkohë ekspertët kritikojnë pushtetin dhe opozitën për hartimin e ligjit për përfshirjen e tyre. Sipas Nikolla Tupançevskit, propozimi aktual i Ligjit për Prokurorinë Publike është modeli më i mirë se si nuk guxon të hartohet një ligj.

Mënyra se si është duke u miratuar ligji është model në bazë të cilit nuk duhet zbatuar reformat. Ekspertët janë të përjashtuar nga ky proces. Pra bëhen negociata për sjelle të një ligji ku nuk përfshihen as personat të cilët kanë qenë hartuesit e parë të atij ligji – deklaroi Nikolla Tupançevski, Ekspert juridik.

Negociatat mes pushtetit dhe opozitës kanë ngecur si pasojë e kërkesave të papranueshme të palëve. Derisa pushteti nuk heq dorë nga mos shfuqizimi i akuzave të PSP-së të ngritura edhe pas 30 qershorit 2017, opozita ka dalë me kushte të reja, duke kërkuar që në krye të Speciales të vendoset prokuror me notën mesatare më të lartë. Palët kanë dallime të thella edhe mbi propozimin e opozitës për dërgimin e ligjit për mendim në Komisionin e Venecias. Sipas ligjit aktual, afati i PSP skadon në shtator.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat