ASHMAA: Angazhimi i gazetarëve edhe si këshilltarë të kryeministrit, cenon lirinë e shprehjes

Maqedonia

ASHMAA: Angazhimi i gazetarëve edhe si këshilltarë të kryeministrit, cenon lirinë e shprehjes

Më: 5 qershor 2019 Në ora: 14:05
ASHMAA

Agjencia për Shërbime Mediatike Audio dhe Audiovizuale (ASHMAA) thekson se angazhimi i dyfishtë i të punësuarve në televizione edhe si këshilltarë të kryeministrit, paraqet pengesë për vendosje profesionale të distancës gjatë informimit të opinionit dhe rrezikon lirinë e të shprehurit.

“Roli i mediumeve është të jenë kritik dhe korrektorë të pushtetit dhe në këtë kontekst është e nevojshme që gjatë angazhimit të kuadrit, të mbajnë përgjegjësi se duhet të sigurohet autonomi, pavarësi dhe përgjegjësi të redaktorëve, gazetarëve dhe autorëve tjerë gjatë krijimit të programit dhe politikës redaktuese”.

“Ky është parakusht i rëndësishëm që (mes tjerash) raportimi të jetë objektiv dhe i paanshëm, me trajtim të barabartë të pikëpamjeve të ndryshme, ashtu që opinioni të mund vetë të krijojë mendim për ngjarjet në shoqëri”, thuhet në njoftimin e ASHMAA-së, pas informacioneve se dy persona njëkohësisht punojnë edhe si gazetarë edhe si këshilltarë të kryeministrit Zoran Zaev.

Nga ASHMAA theksojnë se e kanë informuar edhe kryeministrin Zoran Zaev edhe dy televizionet në të cilat janë të punësuar gazetarët.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat