Gjykata penale: Pasaporta e përkohshme Kamçevit i është dhënë pas mendimit pozitiv nga PSP

Maqedonia

Gjykata penale: Pasaporta e përkohshme Kamçevit i është dhënë pas mendimit pozitiv nga PSP

Më: 5 qershor 2019 Në ora: 14:43
Orce Kamçev

Nga gjykata themelore penale – Shkup sot informojnë se të dyshuarit Orce Kamçev në rastin “Perandoria”, pasaporta i është dhënë pas marrjes së mendimit pozitiv nga Prokuroria speciale publike, të cilën ata e respektojnë në pajtime me dispozitat nga LPP.

“I dyshuari, përmes avokatëve të tij, deri te gjykatësi me procedurë paraprake ka parashtruar kërkesë për dhënien e pasaportës me afat të kufizuar prej tetë muajve, e për shkak të udhëtimeve të paanulueshme zyrtare të cilat i ka si anëtar i Këshillit drejtues dhe edukimit të obliguar, për çka ka parashtruar edhe dëshmi”, thuhet në kumtesën e gjykatës.

Prej aty potencojnë se në pajtim me dispozitat e LPP-së, gjykatësja në procedurë paraprake u drejtua deri te prokurori kompetent publik, prej ku është marrë mendim pozitiv që të jepet pasaportë me afat të kufizuar deri tetë muaj.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat