Mbi një mijë prindër në Maqedoni refuzojnë me deklaratë vaksinat

Maqedonia

Mbi një mijë prindër në Maqedoni refuzojnë me deklaratë vaksinat

Më: 5 qershor 2019 Në ora: 16:28
Foto ilustrim

Rreth 1100 prindër janë deklaruar se nuk pranojnë t’i vaksinojnë fëmijët e tyre kundër fruthit. Rreth 600 prej tyre janë në territorin e kryeqytetit, ndërkaq pas Shkupit, Kumanova dhe Strumica kryesojnë për nga numri më i lartë i prindërve të cilët kanë nënshkruar deklaratë se nuk pranojnë t’i vaksinojnë fëmijët.

Këta prindër do të thirren nga ana e Inspektoratit Sanitar Shëndetësor për të paguar gjobë prej rreth 500 eurosh. Nëse nuk e bëjnë një gjë të tillë, atëherë do të pasojë padi kundërvajtëse.

“Numri më i madh i këtyre personave janë prindër që kanë fëmijët të moshave shkollore dhe janë të dhëna të grumbulluara prej kur ka filluar vaksinimi në terren. Dënimi i dhënë për fëmijën e pa vaksinuar nuk e amniston, përkatësisht nuk e liron prindin nga detyrimi për vaksinimin e rregullt. Pagimi i gjobës nuk do ta liroj fëmijën të mos shkojë në çerdhe”, pohoi Irina Buhova nga Inspektorati Shtetëror Sanitar Shëndetësor.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat