Vdekja e dy vëllezërve në Çair, prokuroria vazhdon hetimet

Maqedonia

Vdekja e dy vëllezërve në Çair, prokuroria vazhdon hetimet

Më: 5 qershor 2019 Në ora: 16:50
Vdekja e dy vëllezërve në Çair, prokuroria vazhdon hetimet

Pesë ditë pas fatkeqësisë në Çair, Institucionet pa epilog se kush është përgjegjës për tragjedinë në të cilën humbën jetën 2 vëllezërit Mustafa derisa po bënin hapjen e një kanali për furnizim me ujë.

Inspektorati i Punës nuk zbulon nëse inspektimet e tyre kanë konstatuar diçka në drejtim të asaj se sa janë respektuar rregullativat për siguri gjatë orarit të punës, duke thënë se ende janë në fazën e grumbullimit të të dhënave.

Ministrja e Punës Sociale thotë se Ligji për mbrojtje gjatë punës është në procedurë ndryshimi. Thekson se Ligjet ekzistojnë por implementimi i tyre lë shumë për të dëshiruar.

“Ne jemi duke analizuar se cilat nene mund të përforcohen, por Ligji jep bazë për siguri të plotë në vendet e punës megjithatë implementimi është ajo që na jep të drejtën që ende të diskutojmë që t’i mbyllim nenet që sa më pak të ketë hapësirë për keqpërdorim, keqinterpretim apo lexim të ndryshëm të neneve të Ligjit. Rregullativa Ligjore jep bazën por edhe punëtorët shpesh ndodh që të mos i respektojnë rekomandimet e punëdhënësve. Të gjitha shërbimet Inspektoriale në shtetin tonë kanë qenë me të vërtetë në prag të kolapsit si për nga punësimet ashtu dhe nga trajnimi i të punësuarve”.- theksoi – Mila Carovska, Ministre e Punës dhe Politikës Sociale

Dy të rinjtë njëri 26 dhe tjetri 28 vjeçar ndërruan jetë gjatë gropimit të një kanali për ujësjellës në Çair.

Sindikata e ndërtimtarisë rastin e cilësoi si shkelje flagrante të të drejtave të punëtorëve duke u shprehur të bindur se nëse standardet për punë do të ishin plotësuar tragjedia e së shtunës nuk do të kishte ndodhur. Sipas të dhënave të Sindikatave vitin e kaluar në vendet e punës, kryesisht ndërtimtari jetën e kanë humbur rreth 30 persona.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat