Norvegjia ratifikon protokollin për anëtarësimin e Maqedonisë së Veriut në NATO

Maqedonia

Norvegjia ratifikon protokollin për anëtarësimin e Maqedonisë së Veriut në NATO

Më: 5 qershor 2019 Në ora: 23:24
Nikolla Dimitrov

Ministri i Jashtëm, Nikolla Dimitrov e ka falënderuar Norvegjinë për ratifikimin e protokollit për anëtarësimin e Maqedonisë së Veriut në NATO.

Në rrjetin social “Twitter” Dimitrov dërgoi falënderime deri tek Kuvendi i Norvegjisë, ndërsa ministrit të Jashtëm të Norvegjisë Eriksen Soriede i rekomandoi që të vizitojë Shkupin këtë muaj.

Edhe ministri i Jashtëm i Norvegjisë nëpërmes profilit të MPJ-së së Norvegjisë në “Twitter” njoftoi se Kuvendi ka ratifikuar protokollin për anëtarësimin e Maqedonisë së Veriut në NATO.

“Hap i rëndësishëm për sigurinë dhe stabilitetin në rajon dhe më gjerë. Në pritje që të shikojmë Maqeoninë e Veriut si fqinje të Norvegjisë në tavolinën e Këshillit Veriatlantik”, shkruan ministri i Jashtëm i Norvegjisë.

Norvegjia është vendi i 15 nga gjithsej 29 vendet që kanë ratifikuar protokollin për anëtarësimin e Maqedonisë së Veriut në NATO.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat