Dimovski: Nuk ka atmosferë se Maqedonia e ka merituar nisjen e negociatave

Maqedonia

Dimovski: Nuk ka atmosferë se Maqedonia e ka merituar nisjen e negociatave

Më: 6 qershor 2019 Në ora: 09:22
Ilija Dimovski

Deputeti i OBRM-PDUKM-së Ilija Dimovski, thotë se Maqedonia nuk do të merr datë për nisjen e negociatave me BE-në, ndërsa shtoi se është rrugës për t’u bërë anëtare e NATO-s.

“Jetojmë në eufori të ndryshimit të pushtetit. A dëshiron OBRM-PDUKM-ja të marrim datë për negociatat, po. Pa marrë parasysh të gjitha kritikat, ne jemi të vendosur në këtë agjendë. Nga aspekti tjetër, në këto dy vite shohim ngecje të gjithë sistemit, madje edhe keqpërdorime”, tha Dimovski.

Ai shtoi se nuk ka atmosferë se Maqedonia e meriton të merr datë nga BE për nisjen e negociatave për anëtarësim.

“Mungon atmosfera se Maqedonia e ka merituar dhe patjetër të merr datë për negociatat”, tha Dimovski për 1TV, duke shtuar se pesë shtete do të jenë kundër Maqedonisë, për shkak të rezultateve të këqija në reforma.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat