Pfleger: Marrëveshja e Prespës është zgjidhje për të mirën e rajonit dhe Evropës

Maqedonia

Pfleger: Marrëveshja e Prespës është zgjidhje për të mirën e rajonit dhe Evropës

Më: 6 qershor 2019 Në ora: 10:23
Gregory Pfleger

Siç raportojnë nga AIM, konsulli i ShBA-ve në Selanik, Gregory Pfleger në intervistën e tij për portalin “GRTimes” dhe duke folur për Marrëveshjen e Prespës thotë se “dy shtete sovrane, dy popuj zgjodhën bashkërisht të tejkalojnë problem disavjeçar për të mirën e rajonit dhe Evropës”.

“E përkrahëm idenë e Marrëveshjes së Prespës si zgjidhje diplomatike të një problemi disavjeçar mes dy shteteve sovrane, dy popujve të cilët vendosën bashkërisht se duhet të tejkalohet ky kontest për të mirën e përgjithshme, për të mirën e rajonit por gjithashtu edhe për të mirën e Evropës.”, thotë Pfleger.

Ai shtoi se Shtetet e Bashkuara të Amerikës përkrahin Marrëveshjen e Prespës dhe se kjo marrëveshje vërtetoi se bashkëpunimin stabil strategjik që e ka Greqia në rajon.

Sa i përket reagimeve të pjesës veriore të Greqisë, Pfleger thotë se ai ka marrë “se sa emocionalisht dhe historikisht është kjo çështje në Grqinë veriore”, dhe se “është e vështirë ta kuptosh nëse nuk je rritur këtu në Maqedoni”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat