KELKRM: Maqedonia e Veriut pjesërisht i ka zbatuar rekomandimet tona

Maqedonia

KELKRM: Maqedonia e Veriut pjesërisht i ka zbatuar rekomandimet tona

Më: 6 qershor 2019 Në ora: 12:15
KELKRM

Komisioni Evropian për Luftë Kundër Racizmit dhe Mosdurimit (KELKRM) në kuadër të ciklit të pestë të monitorimit ka përditësuar procedurën për ndjekje të përkohshme, e zbatuar për dy rekomandime specifike të dhëna në raportet për Maqedoninë e Veriut.

Në raportin e 7 qershorit 2016 për Maqedoninë e Veriut, KELKRM ka rekomanduar autoritetet të fillojnë me përmbushjen e vendeve të lira të punës në zyrat e Avokatit të Popullit, me qëllim që të sigurohet niveli aduekuat i personelit. Në këtë aspekt, autoritetet është dashur të vendosin në dispozicion të Komisionit për mbrojtje nga diskriminimi personelin për ndihmë administrative.

KELKRM ka konstatuar se edhe përkundër punësimeve, resurset njerëzore në zyrën e Avokatit të Popullit edhe më tej paraqesin problem serioz.

KELKRM në raport thekson se rekomandimet e tyre janë zbatuar pjesërisht.

Komisioni në raportin e njëjtë ka rekomanduar autoritetet të zbatojnë studim gjithëpërfshirës dhe të pavarur për gjitha format e diskriminimit të personave LGBT.

Ndërkohë, Komisioni mbledh informacione të dobishme. Bazuar në këtë informacion dhe përgjigjen e qeverisë, nxirren përfundime se si janë ndjekur rekomandimet e tij.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat