Zhbogar: Për datën nga BE nuk mund të them asgjë më shumë se ajo që dëgjuat nga Juncker

Maqedonia

Zhbogar: Për datën nga BE nuk mund të them asgjë më shumë se ajo që dëgjuat nga Juncker

Më: 6 qershor 2019 Në ora: 13:57
Samuel Zhbogar

Euroambasadori Samuel Zhbogar sot vërtetoi qëndrimet e kryetarit të Komisionit Evropian Jan-Cloude Juncker për datën për negociata.

“Nuk mund të them më shumë nga ajo që tha kryetari i komisionit para dy ditësh i cili theksoi se vendi është i gatshëm t’i bëj hapat e ardhshëm, por gjithashtu tha se do t’i bind shtetet tjera anëtare të angazhohet dhe të japin dritë të gjelbër për hapje të bisedimeve”, tha euroambasadori Zhbogar.

Zhbogar u përgjigj në pyetjen e gazetarit nëse pritet datë për bisedime në qershor.

Ndryshe, Zaev paralajmëroi se nëse shteti nuk merr datë për bisedime është e mundshme të rritet nacionalizmi dhe radikalizmi në vend.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat