Dita e shtunë 8 qershori ditë pune në të gjitha institucionet e Qytetit të Shkupit

Maqedonia

Dita e shtunë 8 qershori ditë pune në të gjitha institucionet e Qytetit të Shkupit

Më: 6 qershor 2019 Në ora: 15:42
Muahmed Hoxha- Zëdhënës i Qeverisë së Maqedonisë së Veriut

Në seancën e fundit Qeveria ka vendosur që 8 qershori ( e shtunë ) të jetë ditë pune për shkollat fillore dhe të mesme, çerdhet dhe institucionet shëndetësore në tërë territorin e Shkupit.

Muahmed Hoxha zëdhënës i Qeverisë së Maqedonisë së Veriut bëri të ditur se ky vendim është marrë me qëllim që këto institucione të zëvendësojnë ditën e humbur të punës më 7 maj për shkak të vizitës së Papa Françeskut në Maqedoninë e Veriut.

Shkollat fillore dhe të mesme, çerdhet dhe institucionet shëndetësore do të marrin udhëzime nga Ministria e Punës dhe Politikës Sociale si dhe nga Ministria e Shëndetësisë. Hoxha potencoi se nga Qeveria edhe institucioneve private u kanë rekomanduar që 8 qershorin ta shfrytëzojnë si ditë pune.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat