Nëse Ballistët i kundërvihen Alisë, tërë Tetova do t'i kundërvihet BDI-së

Maqedonia

Nëse Ballistët i kundërvihen Alisë, tërë Tetova do t'i kundërvihet BDI-së

Më: 6 qershor 2019 Në ora: 16:57
Ilustrim

Cilët janë ata që rëndë fyejnë e ironizojnë indin kryesor të qytetit të Tetovës, Ballistët. Thelbin e sakrificës dashurore të K.F. Shkëndija. Nënçmohet e ofendohet në mënyrë më perfide damari themelor i rinisë tetovare, Ballistët. Çudia elitare çmendurake, poshtëruese e korruptive e BDI-së, lavdërojnë Grobarët-Varrtarët e K.F. Partizani të Beogradit, e në anën tjetër, pa fije ndjenjash ofendohet e nënçmohet krenaria shqiptare, patriotike e sportive tetovare, Ballistët dhe Shkëndija. 

Përkrahen "Grobarët" komunistë çubrillo-millosheviqiane serbe-partizane, e përqeshen Ballistët kuq e zi shqiptare mit'hatfrashëriane-lazimdestaniane, po këtë e bëjnë ata që s'kanë lidhje me gjakun shqiptar, ata që janë më "kaur se kaurri", ata që s'kanë dashuri  kombëtare e sportive, këtë e bëjnë të shiturit e kulturës sportive shqiptare, e bëjnë ata që ju vlon gjaku dashuror për simpatizantët serbë Grobari, kundrej  Ballistëve shqiptarë.
Një gjë ta dini, ju të nderuar të BDI-së, Ali Ahmeti dhe Musa Xhaferi, se, votat e partive politike në Tetovë tani e tutje do varen prej Ballistëve të Shkëndijes kuq e zi, nëse Ballistët e Shkëndijes i kundërvihen Alisë, tërë Tetova do t'i kundërvihet BDI-së, nëse Ballistët e Shkëndijes së Lazim Destanit thonë, s'ka vota tetovare për BDI-në, atëherë ju shkoni e kërkoni vota në Zajaz e Kërçovë për shkak se shumë pak vota tetovarësh do keni në Tetovë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat