Qytetarët të cilët udhëtojnë në drejtim të Bullgarisë ta shmangin vendkalimin kufitar Novosellë-Zlltatarevë - Bota Sot
Qytetarët të cilët udhëtojnë në drejtim të Bullgarisë ta shmangin vendkalimin kufitar Novosellë-Zlltatarevë

Maqedonia

Qytetarët të cilët udhëtojnë në drejtim të Bullgarisë ta shmangin vendkalimin kufitar Novosellë-Zlltatarevë

Më: 6 qershor 2019 Në ora: 21:02
Ilustrim

Për shkak të zjarrit në vendkalimin kufitar Zllatarevë – Republika e Bullgarisë në ndërprerje është komunikacioni rrugor dhe transportues në vendkalimin kufitar Novosellë – Zllatarevë, informojnë nga Drejtoria Doganore e Republikë së Maqedonisë së Veriut.

“Sipas informacioneve të cilat i kemi marrë nga ana bullgare, ndërprerja   apo ndalesa për qarkullim do të zgjasë  disa ditë, por për shkak të seriozitetit të ngjarjes nuk janë në mundësi të informojnë më konkretisht. Pas qëndrimit të marrë zyrtar nga ana e tyre, në mënyrë shtesë do të informojmë kur do të lëshohet rruga për qarkullim”, theksohet në kumtesë.

Nga Drejtoria Doganore u rekomandojnë qytetarëve të cilët udhëtojnë në drejtim të Republikë së Bullgarisë të ridrejtohen në mënyrë alternative në vendkalimet e tjera kufitare deri në aftësimin për punë në vendkalimin kufitar Zllatarevë – Republika e Bullgarisë.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh Pas votimit të projektligjeve për shndërrimin e FSK-së në ushtri, a mund të ketë inskenime nga Serbia për një luftë të re në Ballkan?
Loading...