Reeker: Duhet të shpërblehen menjëherë hapat e guximshme të Maqedonisë së Veriut

Maqedonia

Reeker: Duhet të shpërblehen menjëherë hapat e guximshme të Maqedonisë së Veriut

Më: 7 qershor 2019 Në ora: 15:46
Phiilip Reeker

Phiilip Reeker dhe senatori Ron Johnson në takimin e sotëm me ministren e Mbrojtjes, Radmilla Sheqerinska potencuan se hapat e guximshëm të Maqedonisë së Veriut meritojnë të shpërblehen menjëherë.

Ndihmës sekretari shtetëror i ShBA-ve, Reeker, njohës i mirë i Ballkanit dhe ish ambasador i ShBA-ve në vendin tonë theksoi mbështetjen e ShBA-ve për perspektivën tonë evropiane.

“Maqedonia e Veriut në hapat e saj vendimtare dhe të guximshme meritoi anëtarësim në NATO dhe perspektivë të qartë evropiane”, ka deklaruar Reeker.

Reeker shpreson se këtë verë, Maqedonia e Veriut do të marr përgjigje pozitive nga Këshilli i Evropës, përkatësisht nisjen e bisedimeve me Bashkimin Evropian.

Senatori Johnson e përshëndeti mbështetjen e qytetarëve për hapat e guximshëm të Qeverisë. Ai theksoi se pret që në mënyrë të shpejtë edhe efikase të rrumbullakohet procesi i ratifikimit të protokollit për anëtarësimin e Republikës së Maqedonisë së Veriut në NATO në Senatin amerikan. Sipas tij, i gjithë procesi i anëtarësimin në NATO duhet të përfundojë diku ka fundi i këtij viti.

Ministrja Sheqerinska falënderoi ShBA-të për përkrahjen si partner strategjik i vendit.

“NATO me të vërtetë e mbajti fjalën. Kemi proces të shpejtë dhe efikas, ratifikimet shkojnë në mënyrë të shkëlqyer. Shpresoj se BE do ta ndjek shembullin dhe do t’i nisë bisedimet. Anëtarësimi në NATO dhe fillimi i bisedimeve me BE-në”, ka thënë mes tjerash Sheqerinska.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat