Ohri dhe Struga me optimizëm për sezonin turistik

Maqedonia

Ohri dhe Struga me optimizëm për sezonin turistik

Më: 7 qershor 2019 Në ora: 18:07
Foto ilustrim

Edhe pse deri në kulmin e sezonit turistik në Ohër dhe Strugë kanë ngelur vetëm disa javë, grupet e para të turistëve nga Belgjika dhe Holanda tashmë kanë arritur. Gjithnjë e më shumë vijnë edhe vizitorë nga vendet aziatike. Nga sektori i turizmit presin një sezon të mirë me mundësinë e tejkalimit të vitit të kaluar kur vendin e vizituan më shumë se një milion turistë.

Me më shumë fluturime në Aeroportin e Ohrit, ndjehet lëvizja e tregut këtu. Tani nuk bëhet fjalë vetëm për operatorët turistikë, sepse operatorët turistikë janë thuajse të njëjtë në vitet e fundit, por mund të vërehen lëvizjet në treg të mysafirëve individual, pavarësisht nëse janë anglezë, nga vendet përreth, zvicerane më shumë – tha Ana Jançeva – punonjëse hoteli nga Struga.

Ka disa anulime për shkak të interesit të reduktuar, por ka rezervime të reja. Pra, mbajmë një nivel. Vitet e fundit kemi punuar me Danimarkën dhe Norvegjinë dhe kemi një numër të kënaqshëm turistësh – u shpreh Oleg Malenko – punonjës turistik.

Një numër edhe më i madh vizitash priten për shkak të anëtarësimit të vendit në NATO në dhjetor ose në fillim të vitit të ardhshëm.

Do ta marr si shembull Shqipërinë e cila, pas hyrjes në NATO, ka një zgjerim të madh të fluksit të mysafirëve nga shtete të reja dhe mendoj se me këtë do të stabilizohemi si sektor turizmi. Njoftimet për çdo vit po përmirësohen. Maqedonia është përhapur në shumë tregje të reja – deklaroi Filip Stefanovski – pronar i operatorit turistik.

Pritjet janë që numri i mysafirëve holandezë këtë sezon do të jetë më i lartë se vitin e kaluar dhe do të ketë gjithashtu një rritje në numrin e turistëve nga Polonia dhe Belgjika. Një moment i mirë është se numri i linjave ajrore nga aeroporti i Ohrit po rritet. Gjatë verës, do të operojnë 10 linja ajrore sezonale dhe tetë linja të rregullta gjatë gjithë vitit.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat