OBRM-PDUM: Qytetarët bëhen më të varfër dhe jetojnë më vështirë

Maqedonia

OBRM-PDUM: Qytetarët bëhen më të varfër dhe jetojnë më vështirë

Më: 7 qershor 2019 Në ora: 20:45
OBRM-PDUM

Nëpërmjet një njoftimi të partisë opozitare maqedonase OBRM-PDUKM thuhet se “punëtorët e Eurokompozit nuk vendosën tenda para Qeverisë për t’i festuar manipulimet e Zoran Zaevit, por për shkak se nuk mund ta ushqejnë familjet e tyre”.

“Të punësuarit e Jugohromit dy vite i dëgjojnë gënjeshtrat e Zaevit për ‘boom-in’ ekonomik dhe ristartimin e kombinatit, por janë lënë vet të gjinden ashtu”, thonë nga OBRM-PDUKM.

Sipas kësaj partie sindikatat të shtunën organizojnë protesta jo për shkak të rritjes ku Zaev ladërohet por që të mundësohet jetesë e dinjitetshme për punëtorët.

“Qytetarët bëhen më të varfër dhe jetojnë më vështirë. Jetesa shtrenjtohet, akcizat rriten, tatimet rriten, dhe nuk ka pensione dhe paga më të larta”, thonë nga kjo parti duke shtuar se Zaevi e fut në borxh shtetin me qindra milionë euro që përfundojnë në xhepa privat dhe jo në investime kapitale.

OBRM-PDUKM thotë se kjo është pasqyra e ekonomisë së Maqedonisë dhe se vetëm Zaev dhe Angjushev mund të jenë të lumtur për shkak se bizneset e tyre dhe pasuria e tyre personale, siç thonë nga kjo parti, rriten.

OBRM-PDUKM akuzon pushtetin se papunësia në Maqedoni është vetëm për shkak të autobusëve me të rinj që largohen nga vendi.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat