Skandal në Sllupçan: Funksionarët e BDI-së prejnë metrën në vend të shiritit?!

Maqedonia

Skandal në Sllupçan: Funksionarët e BDI-së prejnë metrën në vend të shiritit?!

Më: 7 qershor 2019 Në ora: 23:31
Pamje nga vendi i ngjarjes

Sot në fshatin Sllupçan është paralajmëruar fillimi i punëve për ndërtimin e rrugës lokale prej te xhamia e epërme e fshatit deri tek varrezat e fshatit. Poashtu është paralajmëruar edhe rregullumi i rrugës lokale prej te barnatorja e fshatit, në drejtim të çerdhes. Në kete eveniment, ku kanë marë pjesë shumë funksionarë të BDIsë si deputetët Redhail Ismaili e Ejup Halimi, kane ndodhur dy skandale, thonë për Gazetën Lajm banorë të Sllupçanit. Sipas tyre, në vend të lentes eshte prere shiriti i metres, kurse per here te pare ka ndodhur të improvizohet prerja e shiritit ne nje projekt te paralajmeruar, respektivisht të pafilluar, për dallim prej botes se civilizuar ku shirite priten pasi te perfundoje nje projekt.

Eshte paralajmëruar edhe shtruarjaSkandal e të gjitha rrugëve dhe rrugicave të mbetura me pllaka të betonit, nga projekti tani më i njohur nga të gjithë ” Bashkë për komunën që duam ” , ku materijalin e nevojshëm e siguron komuna, ndërsa banorët e lagjeve punën e dorës.

Në konsultim me këshilin organizativ të fshatit u dakorduam që nga dt. 20.06.2019 të fillohet me rregullimin e trotuarit nga vendi i ashtuquajtur ” bunari i Bejës ” në të dy anët e rrugës kryesore, ku Komuna ua siguron materialin e nevojshëm, ndërsa banorët, punën e dorës.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat