Carovska: Reforma do të mundësojë që edhe më të pambrojturit të kthehen në tregun e punës

Maqedonia

Carovska: Reforma do të mundësojë që edhe më të pambrojturit të kthehen në tregun e punës

Më: 8 qershor 2019 Në ora: 00:55
Mila Carovska

Kryeministri Zoran Zaev tha se me rritjen e BPV-së prej 4.1 përqind krijohet trendi ku do të mundësohet rritja e pensioneve ndërsa me uljen e papunësisë nga 22.6 në 17.8 përqind, në çon drejt realizimit të qëllimit, norma e varfërisë të jetë nën 16 përqind.

Në RTVM për dyvjetorin e Qeverisë, Zaev theksoi se me rritjen e të hyrave dhe me rritjen e ekonomisë, do të vazhdojë kthimi i parave te kategoria më e pambrojtur, që krijon potencial të fuqishëm për zhvillimin e shoqërisë, përcjell Telegrafi Maqedoni.

“Kjo është tregues i fuqishëm se po krijohet ambient stabil për luftimin e varfërisë”, tha ministrja e Punës dhe Politikë Sociale, Mila Carovska.

Sipas saj qëllimi i reformës sociale është që t’i fusë më të pambrojturit në sistem që t’u sigurojë mundësi në tregun e punës.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat