Atanasov: Ushqimi që konsumohet në Maqedoni, është i sigurt

Maqedonia

Atanasov: Ushqimi që konsumohet në Maqedoni, është i sigurt

Më: 8 qershor 2019 Në ora: 10:44
Foto ilustrim

Në Maqedoninë e Veriut hahet ushqim i sigurt. Kreu i Agjencisë së Ushqimit dhe Veterinarisë Zoran Atanasov thotë se në 5 muajt e parë të vitit, institucioni me të cilin menaxhon ka kryer 50 mijë kontrolle dhe ka ngritur 2 kallëzime penale.>

“Padia penale ka të bëjë me rrezikimin e shëndetit të njerëzve duke vënë ushqim të pasigurt në qarkullim. Në njërin rast, kemi edhe dëshmi se ka pasur një pasojë të dëmshme të vetë përdoruesit”, tha Zoran Atanasov, drejtor i Agjencisë së Ushqimit dhe Veterinarisë.

Statistikat e Agjencisë tregojnë se vitin e kaluar qytetarët raportuan 9 raste të helmimit me ushqim. Në pesë raste, u zbulua se kishte helmim dhe si të helmuar janë regjistruar 172 persona. Atanasov e kujtoi rastin e mallit të falsifikuar, ku gjatë analizës së mishit të derrit ose të gjedhit është konstatuar prani e mishit të pulës, dhe kjo nuk është deklaruar. Për këtë kundërvajtje, Agjencia ka dënuar 7 operatorë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat