Regjim i posaçëm i komunikacionit sot në Shkup

Maqedonia

Regjim i posaçëm i komunikacionit sot në Shkup

Më: 8 qershor 2019 Në ora: 12:00
Ilustrim

Në organizimin e “Stopanska Bankës AD Shkup”, nga ora 18:00 deri në orën 20:00, do të zhvillohet garë “Vozit drejt, vozit shëndetshëm” me fillimin nga arena VIP “Boris Trajkovski” majta drejtë sheshit Ilinden në parkun e Qytetit pranë monumentit të “Goce Delçevit”, ku do të përfundojë gara.

Për shkak të garës, njësia e sigurisë së komunikacionit rrugor në Shkup do të marrë masa për regjim të veçantë të komunikacionit në sheshin “Ilinden” nga udhëkryqi me sheshin “Shën Klimenti i Ohrit” deri në udhëkryqin e rrugës Lubjanska dhe parkingjet që gravitojnë rreth “Boris Trajkovski”.

Për këtë qëllim, MPB apelon te deri tek qytetarët që të respektojnë urdhrat e lëshuara nga policët në rrugët ku do të zhvillohet ngjarja.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat