Zaev pritet që të takohet me Merkel të enjtën për lëmshin brenda BE-së - Bota Sot
Zaev pritet që të takohet me Merkel të enjtën për lëmshin brenda BE-së

Maqedonia

Zaev pritet që të takohet me Merkel të enjtën për lëmshin brenda BE-së

Më: 8 qershor 2019 Në ora: 15:09
Angela Merkel dhe Zoran Zaev

Kryeministri Zoran Zaev të enjtën e ardhshme pritet që të udhëtojë për në Berlin për t’u takuar me Kancelaren gjermane Angela Merkel, thonë burimet diplomatike në Bruksel për Zhurnal.mk.

Takimi, ende i pakonfirmuar nga zyra e Zaevit dhe e Merkelit, pritet që të ndodhë në kohën kur vendet e BE-së ende nuk kanë një qëndrim të përbashkët pozitiv nëse dhe kur mund të hapen bisedimet e anëtarësimit me Maqedoninë e Veriut dhe Shqipërinë, pas propozimit të dytë me radhë të Komisionit Evropian (KE).

Zaev ka tërhequr vërejtjen javën që shkoi se ai do të detyrohet që të jap dorëheqje dhe me gjasë vendi të shkojë në zgjedhje të hershme nëse vendet e BE-së këtë qershor apo korrik nuk vendosin për hapjen e bisedimeve në fund të vitit.

Kjo ka bërë që Merkel të pranojë në takim Zaevin.

Nga ky takim Zaev nuk pritet që të marrë ndonjë lajm të ri pozitiv kër takimet e qershorit të ministrave të jashtëm të BE-së dhe takimit në fund të muajit të kryeministrave dhe kryetarëve të shteteve të BE-së, sepse ende nuk ka konsensus nga të gjitha vendet anëtare.

Franca ende nuk ka ndryshuar qëndrimin e vitit të kaluar, dhe kjo i bënë shtetet e tjera, e në veçanti Gjermaninë që të vihet në aksion diplomatik për të ndryshuar mendjen e Parisit.

E në pritje të kësaj, mund të ndodhë që Zaev të mos ngutet me dorëheqje kësaj vere e thirrje të zgjedhjeve të hershme parlamentare.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh Pas votimit të projektligjeve për shndërrimin e FSK-së në ushtri, a mund të ketë inskenime nga Serbia për një luftë të re në Ballkan?
Loading...