Zëvendësimi i ditës së humbur, shkollat pa nxënës

Maqedonia

Zëvendësimi i ditës së humbur, shkollat pa nxënës

Më: 8 qershor 2019 Në ora: 15:39
Foto ilustrim

Sot ishte ditë pune për të gjitha Institucionet në Shkup që nuk punuan më 7 maj për shkak të vizitës së Papa Françeskut në kryeqytet. Por jo të gjithë iu përgjigjen thirrjes për të kompensuar ditën e humbur. Këtë e dëshmoi edhe numri i ulët i nxënësve në shkolla, respektivisht në klasa me mbi 30 nxënës kishin ardhur jo më shumë se 5 ose 10 nxënës.

Sot kanë ardhur shumë pak nxënës prej klasës tonë, vetëm nëntë nxënës. Orët është dashur të gjitha ti mbajmë më orar të shkurtuar. Gjithë në klasën tonë janë 30 nxënës, domethënë 21 nxënës mungojnë”.

Desha të vij me qëllim që mos të mungoj asnjë dit, edhe pse është dita e fundit dhe I kemi orët e shkurtuara. Kanë ardhur 10 ose 9 më duket, gjithsej jemi 34”.

Ne jemi organizuar që të vijmë në shkollë por disa nxënës nuk kanë ardhur”- u shprehën nxënësit e intervistuar

Disa nxënës takuam edhe jashtë godinës shkollore. Sipas tyre, kjo ditë ishte e mirëseardhur për nxënësit që akoma nuk kanë përmbyllur notat në lëndë të caktuara.

 Është edhe fundi I vitit, mendoj që nuk ka pas nevojë. Disa që kanë të pakënaqur me notat e tyre e kanë shfrytëzuar ditë”

Si ishte atmosfera në mëngjes, a kishte nxënës? Jo shumë, nuk kishte shumë nxënës. Mendoj që nuk duhet të punohet të shtunën, nuk është fer, nuk kemi ne faj për organizimet që bëhen”.- theksuan nxënësit për Alsat

Zëvendësimi  i ditëve të humbura me një ditë vikendi asnjëherë nuk dha rezultatet e pritura. Madje, në shumë raste kjo u kritikua edhe nga vet mësimdhënësit dhe Sindikata e Arsimit. Ky zëvendësim mund të jetë edhe i fundit nëse miratohet projekt ligji për Arsimin fillor që parasheh të shtunat mos të punohen por të njëjtat të punohen në përmbyllje të vitit shkollor.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat