Fyerjet e tifozëve sfidojnë institucionet në Maqedoninë e Veriut

Maqedonia

Fyerjet e tifozëve sfidojnë institucionet në Maqedoninë e Veriut

Më: 8 qershor 2019 Në ora: 16:20
Foto ilustrim

Qytetarët nuk janë shumë të sigurt se besimi tek njëri-tjetri është në nivelin e duhur. Disa thonë se besimi tek bashkëqytetarët e bashkësive tjera etnike dhe fetare është i lartë, e të tjerët mendojnë se besimi është tepër i ulët.

“Ne i takojmë një gjenerate ku ka qenë besimi shumë I vogël. Kështu që ma merr mendje që gjeneratat e reja për të krijuar besim për bashkëjetesë duhet të gjithë të tregojnë mirëkuptim ndaj njëri tjetrit. Duhet shteti mos jetë shteti nën për njërin dhe njerkë për tjetrin, siç ka qenë tek prindit tone apo tek gjeneratat tona”, thotë njëri nga ata.

Qytetarët thonë se bashkëjetesa është në të mirën e të gjithëve, ndërsa institucionet duhet të punojnë më shumë në këtë drejtim.

Nga ana tjetër, ekspertët thonë se faktori kryesor i rritjes dhe uljes së besimit mes qytetarëve është vetë politika. Sipas Vllado Dimovskit nga Qendra për Tolerancë Ndëretnike mungesa e sanksioneve ndaj atyre që përdorin gjuhën e urrejtjes është arsyeja kryesore e mosbesimit ndaj qytetarëve.

“Nuk kemi pasur sanksione për gjuhën e urrejtjes tek qytetarët e thjeshtë e lëre më tek grupet e tifozëve. Nëse këto punë në kohë sanksionohen dhe në kohë merren masa të caktuara, rastet e këtilla nuk do ti ketë në Maqedoni…Në një stadium në një shesh ku ka tubime të mëdha, patjetër të ketë vlerësim të MPB-së, nëse është i rrezikut më të lartë ose të vogël, e nëse ka gjykatës në vendin e ngjarjes ta gjykojë atë që është i arrestuar në vendin e ngjarjes dhe ta dërgojë në burg, herën tjetër kjo nuk do të ndodhë.- deklaroi Vllado Dimovski, Ekspert.

Qytetarët dhe ekspertë vlerësojnë se nëse shteti do të punonte më shumë në edukimin e të rinjve dhe ngritjen e mirëqenies ekonomike të qytetarëve, besimi do të ishte më i madh.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat