Filipçe: Për dy vjet kemi sjell pesë ilaçe të reja

Maqedonia

Filipçe: Për dy vjet kemi sjell pesë ilaçe të reja

Më: 8 qershor 2019 Në ora: 16:22
Venko Filipçe

Ministri i Shëndetësisë Venko Filipçe sot mbajti fjalim në konferencën rajonale për sëmundjet e shpejta, që po mbahet në Strugë, organizuar nga shoqata e qytetarëve për sëmundje të rralla “Jeta me Sfida”.

“Ministria e Shëndetësisë është veçanërisht e angazhuar për t’u kujdesur për njerëzit me sëmundje të rralla. Në komunikim dhe koordinim të vazhdueshëm jemi me shoqatat që investojnë në këtë fushë dhe punojmë së bashku për trajtim më të mirë të sëmundjeve të rralla. Me Programin për Sëmundje të Rralla ne japim vazhdimësi të aktiviteteve që shteti ndërmerr për blerjen e terapisë mjekësore për trajtim për pacientët me sëmundje të rralla. Për këtë vit, u siguruan gjithsej 380 milionë denarë, dhe vetëm për krahasimin në vitin 2017, ku për këtë program u ndanë 214 milionë denarë”, tha ministri Filipçe.

Ai theksoi se vitin e kaluar u prezantuan 3 ilaçe të reja për sëmundje të rralla, një për polineuropatia amiloide familjare, anemi aplastike dhe një ilaç i ri për sëmundjen e Goshe, ndërsa këtë vit janë sjell edhe dy medikamente të reja.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat