Mickoski brohoret për dështim të vendit tonë

Maqedonia

Mickoski brohoret për dështim të vendit tonë

Më: 8 qershor 2019 Në ora: 18:58
Hristijan Mickoski

 

Hristijan Mickoski së bashku me bashkëpunëtorët e tij Tanja Karakamisheva dhe Aleksandar Nikollovskin po brohorasin për dështimin e atdheut tonë, thonë nga LSDM. Kështu ata i përgjigjen deklaratës së liderit të OBRM-PDUKM-së i cili tha se nuk do të ketë datë për negociata me BE, sepse qeveria nuk ka rezultate.

Sipas partisë në pushtet LSDM, Republika e Maqedonisë së Veriut lëviz drejt integrimit në BE dhe anëtarësimit të plotë në NATO.

“Ndërsa shteti po bën reforma serioze që njihen dhe vlerësohen në raportin më pozitiv të Komisionit Evropian, Mickoski ndoshta pret shpërblim nga Nikolla Gruevskit për mbrojtje të përkushtuar të krimit të tij”, tha deklarata e partisë.

Nga atje shtojnë se OBRM-PDUKM dhe Mickoski mbeten të mbërthyer në matricën e shkatërrimit, krimit dhe sjelljes anti shtetërore, por ata nuk do të kenë mundësi që të kthejnë vendin përsëri në të kaluarën e errët.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat