Stoilkovski: Sipas draft përfundimeve të BE-së, Maqedoni nuk do të merr datë për negociata

Maqedonia

Stoilkovski: Sipas draft përfundimeve të BE-së, Maqedoni nuk do të merr datë për negociata

Më: 8 qershor 2019 Në ora: 19:37
Naum Stoilkovski

Zëdhënësi i OBRM-PDUKM-së, Naum Stoilkovski në një konferencë për shtyp tha se Maqedonia, sipas draft përfundimeve të Këshillit të ardhshëm të BE-së, nuk do të marrë datë për fillimin e negociatave për anëtarësim në BE.

Stoilkovski tha se kryeministri Zoran Zaev ka humbur edhe një vit për Maqedoninë.

“Zoran Zaev e di se nuk e ka ofruar atë që Brukseli dhe qytetarët i kërkuan të bënte. Nuk ofroi punë, nuk ndërmori reforma. Zoran Zaev humbi gjithë vitit me gënjeshtra, tallje, nepotizëm, korrupsion, krim dhe borxhe të shtetit”, tha Stoilkovski.

Nga opozita i kërkuan Zaevit që të ndalojë me gënjeshtrat dhe të kërkojë fajin tek vetja e tij.

“Mblidhni rrethin dhe shkoni, askush nuk ju beson më”, tha Stoilkovski.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat