VMRO-DPMNE: Perspektiva evropiane e vendit është shkatërruar nga klientalizmi i Zaevit

Maqedonia

VMRO-DPMNE: Perspektiva evropiane e vendit është shkatërruar nga klientalizmi i Zaevit

Më: 9 qershor 2019 Në ora: 13:00
VMRO-DPMNE

Nga partia opozitare VMRO-DPMNE deklarojnë se perspektiva evropiane e Republikës së Maqedonisë është rrezikuar nga klientalizmi dhe krimi i Zoran Zaevit dhe njerëzve përreth tij.

“Krimi mbretëron në rrugë, bujqësia është shkatërruar, arsimi cilësor ka rënë, me miliona tender të Qeverisë janë të mbushura xhepat e zyrtarëve qeveritarë. Menjë fjalë vendi zhytet”, akuzojnë nga VMRO-DPMNE.

Nga atje thonë se në vend të reformave, kemi krime dhe korrupsion.

“Premtimi i vetëm që bënte Zaev, anëtarësimi në BE, po pakësohet ngadalë. Perspektiva evropiane e shtetit është kërcënuar, e shkatërroi krimi dhe korrupsionin që mbretëron kudo”, thonë nga VMRO-DPMNE.

Nga VMRO-DPMNE shtojnë se në BE, nuk shkohet me krim, në BE shkohet me reforma që Zaev nuk i ka dhënë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat