Aksident në mes dy motoçikletave në Prilep, lëndohen dy vajza

Maqedonia

Aksident në mes dy motoçikletave në Prilep, lëndohen dy vajza

Më: 9 qershor 2019 Në ora: 13:22
Policia

Në rajonin e Prilepit dje ka ndodhur një aksident në mes dy motoçikletave, ku lëndime kanë marrë dy vajza.

Siç njoftojnë nga MPB, aksidenti ka ndodhur në kryqëzimin e rrugës në hyrje të fshatit Galliçani. Në aksident kanë marrë pjesë një motor “Herk” pa targa regjistrimi, e drejtuar nga 32-vjeçar banor i fshatit Kadino dhe një motorit të vogël (Skuter) “Vilta Revilt” pa targa të regjistrimit, e drejtuar nga një vajzë 16-vjeçare nga fshati Galliçani.

Në aksident lëndime ka marrë edhe bashkudhëtarja me skuter.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat