Gruevski në takim sekret me zv.ministrin hungarez për punë të jashtme

Maqedonia

Gruevski në takim sekret me zv.ministrin hungarez për punë të jashtme

Më: 9 qershor 2019 Në ora: 15:08

Pasi që të premten gazetari i portalit hungarez 444.hu e filmoi ish-kryeministrin azilant Nikolla Gruevski, ka publikuar informacione se Gruevski atë ditë ka zhvilluar takim sekret me zv/ministrin hungarez për punë të jashtme, Ishtvan Jo.

Sipas portalit hungarez, takimi në ndërtesën e njëjtë ku gjendet edhe redaksioni i portalit 444.hu. Portali ka theksuar se pas dështimit të intervistimit të Gruevskit pasi që gazetari është kthyer në redaksi, ka takuar në dalje gjithashtu edhe zv/ministrin e punëve të jashtme të Hungarisë.

Siç ka publikuar portali, menjëherë është drejtuar tek ministria e jashtme hungareze për të mësuar arsyen e takimit të Gruevskit me zv/ministrin hungarez, mirëpo nga atje kanë mohuar një gjë të tillë.

Gruevski gjithashtu ditë më parë ka marrë pjesë në një ngjarje biznesi që është zhvilluar në Hungari. Konkluzionet e portalit hungarez u drejtuan rreth kësaj ngjarje nga ku përfunduan se takimi është zhvilluar për ndonjë arsye biznesi.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat