Takimi i parë i Komisionit ndërqeveritar në mes Republikës së Maqedonisë së Veriut dhe Bullgarisë

Maqedonia

Takimi i parë i Komisionit ndërqeveritar në mes Republikës së Maqedonisë së Veriut dhe Bullgarisë

Më: 9 qershor 2019 Në ora: 16:15
ilustrim

Ministri i Jashtëm, Nikolla Dimitrov do të kryesojë nesër në Sofje delegacionin qeveritar (e hënë, 10 qershor 2019), i cili do të marrë pjesë në takimin e parë të Komisionit të përbashkët ndërqeveritar ndërmjet Republikës së Maqedonisë së Veriut dhe Republikës së Bullgarisë, bashkë kryesuar nga Ministri Dimitrov dhe Ministrja për Punë të Jashtme të Republikës së Bullgarisë, Ekaterina Zakharieva.

Mbledhja e Komisionit mbahet në përputhje me detyrimet që rrjedhin nga marrëveshja për miqësi, marrëdhënieve të mira fqinjësore dhe bashkëpunim, të nënshkruar midis dy vendeve në gusht të vitit 2017.

Në kuadrin e programit të Komisionit ndërqeveritar, janë planifikuar takime dypalëshe në mes ministrave Dimitrov dhe Zakharieva, si dhe takimet të homologëve nga sektorët e ekonomisë, mbrojtjes, vetëqeverisjes lokale, arsimit dhe shkencës, transportit dhe komunikimeve, në të cilën do të diskutohet progresi i arritur në bashkëpunimin në këto fusha, pas nënshkrimit të marrëveshjes së miqësisë, fqinjësisë së mirë dhe bashkëpunimit, dhe do të diskutohet për aktivitetet dhe projektet e ardhshme.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat