LSDM: Në realizimin e regjistrimit i përfshirë edhe Eurostati, VMRO-ja nuk ofron asgjë të mirë për vendin

Maqedonia

LSDM: Në realizimin e regjistrimit i përfshirë edhe Eurostati, VMRO-ja nuk ofron asgjë të mirë për vendin

Më: 9 qershor 2019 Në ora: 18:10
Ilustrim

Regjistrimi është operacion i domosdoshëm statistikor që të mund të realizohet zhvillimi planor i mbarë shoqërisë.

“VMRO-DPMNE përveç që përhap të pavërteta, nuk ka asnjë kredibilitetit të flet për regjistrim. Plot 11 vjet në pushtet, VMRO-DPMNE nuk arriti të organizojë regjistrim. Bile edhe atë që e filloi, për shkak të lojërave politike e ndërpreu, ndërsa harxhoi mbi 3 milionë euro para të popullit. Përgatitja e përgjithshme e organizimit të regjistrimit është profesionale dhe transparente, sipas gjitha standardeve ndërkombëtare dhe në të është e përfshirë edhe Eurostati”, kanë thënë në LSDM.

Sipas kësaj partie, regjistrimi ka qenë i lajmëruar që vitin e kaluar, viti 2020 është vit kur duhet të realizohet konform rekomandimeve ndërkombëtare.

“VMRO nuk ka kapacitet të kuptojë se regjistrimi nuk është temë për politizim dhe se do të realizohet siç i ka hije një vendi të lirë, demokratik dhe të zhvilluar”, theksojnë në LSDM.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat