‘Rikonstruimi i Qeverisë’, BDI merr drejtori të reja

Maqedonia

‘Rikonstruimi i Qeverisë’, BDI merr drejtori të reja

Më: 9 qershor 2019 Në ora: 20:21
Ilustrim

BDI në fazën e parë të rikonstruimit do të kërkon që të bëhen ndryshime në nivel drejtorësh, ndërsa për ministrat do të diskutohet më vonë.

Siç mëson Tv21, BDI me rikonstruimin e Qeverisë do të marr edhe disa drejtori të reja.

Por si do të shkoj rikonstruimi i qeverisë, do të mësohet ditëve në vazhdim.

Ndryshe para disa ditëve Kryeministri Zaev theksoi se nëse në qershor ose korrik, Maqedonia e Veriut nuk merr datë për nisje negociatash, ai tha se si opsion e sheh kthimin e mandatit.

Nëse vjen puna deri këtu, sipas Zaevit, hapen dy opsione të reja, formim i një qeverie të re ose zgjedhjet e parakohshme, për të cilat thotë se do të ishin të dëmshme për ekonominë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat