RMV, fakulteteve u nevojiten para edhe për shkencë

Maqedonia

RMV, fakulteteve u nevojiten para edhe për shkencë

Më: 9 qershor 2019 Në ora: 21:40
Arber Ademi

Studentët kërkojnë që me modelin për financim të arsimit të lartë shteti të siguron para për pako shkencore edhe për angazhim të studentëve në hulumtime në Republikën e Maqedonisë së Veriut. Është me rëndësi të sigurohen edhe materiale dhe qasja tek ato dhe pajisjet veçanërisht në fakultetet natyrore dhe teknike ku pajisjet janë vjetruar më së shumti, shkruan REL në gjuhën maqedonase.

Fakultetet nuk ekzistojnë vetëm për ligjërata. Në to duhet të investohet edhe në hulumtime dhe projekte në fushën e shkencës, thonë një pjesë e profesorëve dhe studentëve. Komentet e tyre vijnë pasi këto ditë Ministria e Arsimit dhe Shkencës (MASH) e paralajmëroi mënyrën e re të financimit të arsim të lartë që duhet ta zëvendësojë modelin joefikas i cili është 40 vite i vjetër.

Petar Barllakovski nga Forumi Rinor për arsim thotë që është me rëndësi MASH të ketë parasysh se fati i hulumtimeve në fakultete është i pasigurt për shkak se shteti nuk siguron mbështetje të mjaftueshme financiare për projekte shkencore. Barallokovski thotë se të rinjtë janë duke u larguar jo vetëm për shkaqe ekzistenciale, por janë duke shkuar në fakultete prestigjioze në të cilat investohet në shkencën. Maqedonia ka kuadër profesional, por vetëm duhet t’u sigurohen kushte, thotë Barllakovski.

“Për fat të keq investimi jonë në fondin shkencor me 0,02 përqind është më i dobëti në rajon. Në Slloveni kjo përqindje është 2,2. Fakti që nuk investohet në shkencë rezulton edhe me impaktin që ajo shkencë mund ta ketë edhe mbi cilësinë e arsimit të lartë. Mund të shohim që pjesë e madhe e fakulteteve janë duke u përballur me zhvillim të dobët hulumtues veçanërisht në fushën e punimeve hulumtuese. Nuk investohet në shkencë, ashtu që si profesorët ashtu edhe studentët, edhe po të kenë dëshirë dhe ide, s’kanë mjete për të zbatuar hulumtime shkencore, për fat të keq edhe të përballen me sfidat për t’i siguruar mjetet”, thotë Petar Barllakovski nga FRA.

Ai komenton se është shqetësuese që studentët s’janë mjaft të kyçur në sferën akademike të studimit dhe përgjithësisht nuk hulumtojnë në disa tema ose nuk prodhojnë punime shkencore, për dallim nga studentët e vendeve të Evropës perëndimore të cilët janë vazhdimisht të përfshirë në punime hulumtuese. Modeli i ri i financimit rezulton nga ligji për arsim të lartë që u miratua para një viti dhe parashikon tre shtylla.

Shtylla e parë nënkupton pagesë të buxhetit fiks për çdo institucion të arsimit të lartë sipas numrit të studentëve. E dyta parashikon marrëveshje ndërmjet MASH dhe çdo institucioni të arsimit të lartë, ndërsa e treta parashikon mjete për financim të projekteve inovative të fakulteteve.

Barllakovski thotë se problem plotësuese për fakultetet, veçanërisht ato në fushën e shkencave natyrore dhe shkencave teknike, është që s’janë të pajisur mjaftueshëm me materiale dhe pajisje dhe kjo ndikon të mos ketë investime në krijim të punimeve shkencore.

Sipas prodekanes së Fakultetit Juridik në Shkup,Neda Zdraveva, çështje e rëndësishme në financimin e arsimit të lartë është të mundësohen edhe ndryshime në dispozicion dhe qasjen tek materialet e nevojshme për punë të profesorëve dhe studentëve.

“Një fakultet s’mund të punon në mënyrë adekuate dhe të prodhon në mënyrë adekuate kuadro pa pasur pajisjet e duhura për këtë si dhe materialet plotësuese ose në disa situata edhe materialet themelore të nevojshme për punë, pa qasje aktuale bashkëkohore në bazat e të dhënave, në hulumtimet ndërkombëtare, literaturën ndërkombëtare që botohet. Pritshmëritë janë që komuniteti universitar që do të prodhon hulumtime dhe do të prodhon kuadro që do t’u përgjigjen tendencave bashkëkohore në nivel botëror, por qasja dhe dispozicioni i materialet që i kemi nuk përkojnë me ato pritshmëri”, thotë prodekania i fakultetit juridik Neda Zdraveva.

Për momentin përveç asaj që mundësohen pagat e kuadrit arsimor dhe jo arsimor dhe mbulohen shërbimet komunale, financat për sigurim të shpenzimeve tjera fakultetet zakonisht i marrin nga paratë që i paguajnë studentët si participim dhe pagesat për shkollim.

Nga MASH pohojnë që ideja është të bëjnë reformë me ndarje të më shumë mjeteve për arsim të lartë, se ato që janë ndarë deri tani dhe t’i motivojnë institucionet për t’u angazhuar më tepër për të fituar buxhete më të mëdha. Pjesa më e madhe në financim edhe më tutje do ta ketë shtylla e parë. Në atë pjesë, nga MASH kanë thënë se bëhet fjalë për shumën e njëjtë themelore sikur edhe deri tani, por saktësohen kriteret në bazë të të cilëve do të fitohen paratë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat