Gruevski në takim të fshehtë me zyrtarë të ministrisë së jashtme hungareze - Bota Sot
Gruevski në takim të fshehtë me zyrtarë të ministrisë së jashtme hungareze

Maqedonia

Gruevski në takim të fshehtë me zyrtarë të ministrisë së jashtme hungareze

Më: 9 qershor 2019 Në ora: 23:31
Ish kryeministri në arrati, Nikolla Gruevski

Ish kryeministri në arrati, Nikolla Gruevski është takuar me një zyrtar të Ministrisë së Jashtme hungareze, njoftoi portali hungarez “444”. Këtë informacion e konfirmoi edhe Ministria e Jashtme e tyre, duke thënë se nuk është asgjë e veçantë nëse njeriu i tyre takohet me Gruevskin, i cili për shumë vite ka qenë kryeministër i vendit të tij. Gazetarët hungarez shkruajnë se banesa ku janë takuar Gruevski dhe sekretari shtetëror i Ministrisë së Jashtme hungareze, Ishtvan Jo, duke iu referuar të dhënave nga kadastra, është pronë e dy qytetarëve kinez. Sipas portalit që të premten e publikoi videon me Gruevskin, raporton se banesa zakonisht u është dhënë me qira mysafirëve përmes “Airbnb”, por dyshimet e tyre janë se ai është në pronësi të shërbimeve sekrete hungareze dhe përdoret për takime. Ndryshe, të premten Parlamenti informoi se deputeti i dënuar, Nikola Gruevski, e ka dorëzuar dorëheqjen tek shtëpia ligjvënëse në gjuhën hungareze dhe, pasi të përkthehet, do t’u dorëzohet deputetëve.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh Pas votimit të projektligjeve për shndërrimin e FSK-së në ushtri, a mund të ketë inskenime nga Serbia për një luftë të re në Ballkan?
Loading...